Gjykata e Apelit t137 Posaçëm lë të pandryshuar masën e arrestit shtëpiak për Vangjush Dakon. SPAK kërkoi rikthimin në qeli të ish kryebashkiakut të Durrësit ndërsa gjykata e liroi pasi përfunduan afatet e paraburgimit. Ai u arrestua qershorin e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Dako u lirua nga qelia në shkurt me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për të. Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati dhe shpërdorim të fondeve publike për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Në përfundim të hetimeve të SPAK rezultoi se Dako kishte kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e bashkisë i përpiluan dokumentet dy vjet kur ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.