Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për 8 nga 31 të pandehur të operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. 115 vite në total ka kërkuar SPAK, teksa gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se kërkohet edhe konfiskim të pasurive të tyre.

Më herët në kuadër të këtij operacioni GJKKO ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri edhe pse ai ka refuzuar përfshirjen në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. Marku u ekstradua nga Gjermania në 7 maj. Nga ana tjetër, SPAK është në pritje të ekstradimit nga Franca të ish-truprojës tjetër të Tahirit, Agustin Dedës. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, gazetarë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Prokuroria e SPAK kerkuar sot masen e denimit për 8 prej 35 të pandehurve të operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik droge.

Ja sa vite burg kërkon SPAK për tetë prej të pandehurve:

Ilirjan Ducellari 20 vite
Mariglen Ducellari 18 vite
Aurel kalari 15 vite
Kleo Piro bregu 15 vite
Organ Ducellari 15 vite
Julian Bejdollari 15 vite
Rexhino Mucaj 15 vite
Alban Koshi 15 vite