Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e katër pasurive të Anton Gjinajt i dënuar në Spanjë për trafik dorge.
SPAK ka kërkuar konfiskimin e ‘ALESIO-2014’, ‘DEIZI-M’, ‘Polystyrene (eps) manufacturer’, ‘Foralb Alabaster’ si dhe ‘Garden Residence Turdiu’.
Po kështu Prokuroria ka kërkuar edhe konfiskimin e pasurive të vëllezërve Bardhyl e Kastriot Shota nga Fushë-Kruja.
Mjë tjetër person që SPAK i kërkoi gjykatës konfiskimin e 10 pasurive është shtetasi Vaip Ormënaj. Ky i fundit rezulton i dënuar në Belgjikë për trafik të lëndëve narkotike.