Nga burime mediatike mesohet se SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt, Albina Mançka. Prona do të qëndroje në sekuestro preventive, ndërsa më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se është dera e vilës në Palasë të Vlorës, një nga zonat më luksoze turistike në bregdetin e jugut, është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura. Mësohet se janë sekuestruar fatura e dokumente në emrin e saj, që verifikojnë se banesa është në pronësi të saj. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda:  Akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.