Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë u raportua nga Divjaka, ku një 47-vjeçar spanjoll u gjet i vdekur në hotelin ku jetonte prej një muaji me shokun e tij.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra bën me dije se dy shtetasit spanjoll ka qenë të kontraktuar nga një firmë e huaj për të punuar për një firmë shqiptare që merrej kryesisht me panelet diellore.

Deri më tani janë më marrë në pyetje disa persona, përfshirë edhe shokun e dhomës, teksa ky i fundit po mbahet në vëzhgim nga policia.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e vetëvrasjes, por ka dyshime nga burime jo zyrtare se mund të jetë edhe vrasje.

Gjithçka ka ndodhur teksa spanjolli ka qenë duke bërë dush, ndërsa më pas është gjetur nga shoku i tij i dhomës, ka thënë në dëshminë e tij ky i fundit.

Gazetarja raporton se pjesën më të madhe të dëmtimeve viktima i ka pasur në qafë dhe kjo përforcon më shumë pistën e vetëvrasjes.

Disa prej dëshmitarëve janë shprehur se spanjolli ditët e fundit ka shprehur  shenja depresioni