Lu : “Në vend që të fajësoni SHBA ose BE, futuni punës për reformën në drejtësi!”. VOA

 

Në Shqipëri, ka patur kritika kohët e fundit ndaj ambasadës amerikane për mbajtjen e qëndrimeve të dyfishta lidhur me reformën e drejtësisë.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për këto akuza, ambasadori Donald Lu përmes një deklarate thekson se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës. Sipas ambasadorit, në vend që politikanët të fajësojnë të huajt,

Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Ambasadori Lu u bën thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”, siç shprehet ambasadori Lu.

Sikur nuk dihet se zoti Lu e ka marrë vetë sfidën e Reform♪s në Drejti dhe thuajse kishte shpallur protagonizmin e ‘Reformes Lu’.

Sipas zotit Lu, edhe kur Shqipëria te behet anetare e BE, duhet të mbyllë gojën dhe të shtrojë kurrizin.

Veritas.com.al/