“Edhe stadiumi Shkodrës rrudhet si Lungomarja e Vlorës!”. Ish-kryeministri Sali Berisha, stadiumi i Shkodrës ‘Loro Boriçi’ është tkurrur për nga kapaciteti, ndryshe, sipas Berishës, sa është thënë më parë se do kishte 20 mijë vende.

Stadiumi i Shkodrës nuk pati fatin e Rozafës, por të Lungomares së Vlorës. Nga 20 mijë vende që e njoftua me pompë të madhe se do te kishte, është katandisur në 15 mijë e pak vende.

Pra 25% me pak dhe kjo në fakt është 25%-shi tradicional për Ramën. Po kështu, si stadiumi është katandisur dhe famozja Lungomare, e cila nga një rruge me 6 korsi, nga tre korsi në secilën anë dhe një bahçe me lule në mes, është katandisur në një korsi në secilën anë dhe në vend të luleve janë zëvendësuar me një ndarëse të shëmtuar betoni. Mirëpo nëqoftëse stadiumi do ketë disa mijëra tifozë më pak për të ndjekur ndeshjet, Lungomarja i shkaterroi Vlorës turizmin.

Kjo sepse për të përshkruar distancën e saj tani duhen 45 minuta nga vetëm 5-7 minuta që nevojiteshin për të përshkuar këtë distancë me rrugën e mëparshme me 6 korsi të gjerë.

Kështu që Rama për xhepat e tij ndëshkoi Vlorën dhe turizmin e saj si askush tjetër!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.