Në një projekt arti që mund të krahasohet me “The Truman Show”, “Big Brother” dhe “Charlie Kaufman”, filmin Synecdoche, New York, një artist rus ka paguar 400 persona që të jetojnë tre vjet në imagjinatë, por suke funksionuar njësoj si në epokën Institutit të kërkimeve të Stalinit.
Në një eksperiment duke marrë pjesë në botën e artit dhe të filmit, të konfirmuar nga gazeta “The Guardian”, ditën e premte, Ilya Khrzhanovsky krijoji një institut të fizikës theoritike në Ukrainën lindore, të modeluar sipas mundësive që ekzistonin në Bashkimin Sovjetik nga viti 1930 deri në 1950.
Brenda eksperimentit ndodhen më shumë se 400 njerëz real, të cilët rijetuan 30 vitet e eksperiencës Sovjetike në tre vitet (mes 2008-11), ku kanë ngrënë të njëjtin ushqim, kanë veshur të njëjtat rrobe dhe u janë bindur të njëjtave rregulla siç kanë bërë qytetarët në Bashkimin Sovjetik.
Njerëzit gjatë asaj periudhe ranë në dashuri dhe dolën nga dashuria, lindën 14 fëmijë, formuan miqësi dhe armiqësi, – sipas producentit ekzekutiv, Martine d’Anglejan-Chatillon.
“Bota është duke pritur për këtë film”, tha d’Anglejan-Chatillon. “Bota e filmit e ka parashikuar këtë prej kohësh”.
Veritas.com.al/