Dy ushtarët shqiptarë që kanë mbetur të plagosur në Uzinën e Armëve në Gramsh pasi u sulmuan nga tre shtetas rusë janë Albi Bici dhe Ardian Xhaka.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune kur dy ushtarë shqiptarë që ruanin Uzinën e Armëve në Gramsh u sulmuan nga tre shtetas rusë me lëndë kimike.

Dyshohet se tre shtetas rusë që mbanin në duar disa harta dhe aparate fotografikë, mund të jenë pjesë e një agjenture. Ndërkohë edhe një grup prokurorësh është nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë zbardhjen e plotë të incidentit.

Shtetasit rusë janë pikasur nga rojet të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka pasur një përplasje fizike. Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare  dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.

Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të huaj  u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës së Armëve Gramsh.