Shkon në 3 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist që ka ndodhur dje në zonën e Schwedenplatz në Vjenë.
Ndërkaq të paktën 15 të tjerë janë plagosur, kurse numri i autorëve të sulmit është 6.
Policia e Vjenës njofton se fillimisht të shtënat u raportuan pranë një sinagoge (institucioni fetar ku predikojnë hebrenjtë) në orën 20:00.
Fillimisht një autorëve hodhi veten në erë ndërsa një tjetër u ekzekutua nga policia.
Vetëm pak orë pas sulmit në vend, forcat speciale të Vjenës kanë bërë të mundur arrestimin e 6 autorëve të tjerë të dyshuar, por sipas autoriteteteve një prej tyre ndidhet ende ne arrati dhe po kerkohet nga policia.
Të gjithë ata ishin të pajisur me armë të ndryshme si kallashnikovë dhe pistoleta. Një prej autorëve të sulmit, ka ekzekutuar një qytetar në mes të rrugës ku fillimisht e qëlloi me kallashnikov.
Ai nuk ka ndërruar jetë menjëherë ndaj është ngritur në këmbë, por autori u kthye sërish dhe e ekzekutoi atë me pistoletë.
Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi nuk dihet ende nëse ka persona në arrati teksa vijon kontrollin në të gjithë zonën.