15 denoncime janë bërë deri tani nga pronarët e bizneseve pranë sektorit të Krimit Kibernetik në lidhje me review-t negative ndaj bizneseve të ndryshme.
Policia ka identifikuar më shumë se 200 persona që dyshohet se kanë përdorur llogaritë e tyre të rregullta në rrjetet sociale për të publikuar ose shpërndarë vlerësime negative ndaj bizneseve.
Të gjithë po verifikohen për të përcaktuar nëse kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe nëse veprimet e tyre përbëjnë elementë të veprave penale.
Sipas burimeve, hetuesit po shqyrtojnë disa vepra të mundshme penale, mes tyre “manipulimi i çmimeve”, “përhapja e informacioneve të rreme”, “shpifja” dhe “falsifikimi kompjuterik”.
Policia thotë se qëllimi i hetimeve është identifikimi i personave që dyshohet se kanë organizuar dhe koordinuar fushatën e vlerësimeve negative, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në imazhin dhe aktivitetin ekonomik të bizneseve të prekura./
Komente