-Vazhdon hetimi i New York Times mbi operacionet e dyshuara të Facebook kundër George Soros. Dhe zbulimet e para rreth aktiviteteve të numrit dy të kompanisë mbërrijnë-

Nga: Renato Zuccheri/

Kapitull i ri në hetimin e New York Times sipas të cilit Facebook do të kishte hetuar mbi George Soros.

Tani, revista amerikane ka zbuluar se ka qene drejtpërdrejt Sheryl Sandberg, numri dy i rrjetit social, qe ka kërkuar për të hetuar mbi magnatin hungarez. Versioni i gazetës amerikane përgënjeshtron kështu atë që u tha nga Sandberg më 21 nëntor, i cili kishte thënë se ishte marrë me hetimin vetëm në një moment të dytë.

Hetimi i New York Times u botua më 14 nëntor. Sipas NYT, Mark Zuckerberg dhe co. Sheryl Sandberg dinin gjithshka rreth fushatës së dyshuar të dizinformimit rus gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Dhe dinin plotësisht edhe për gabimet në menaxhimin e privatësisë së përdoruesve. Por nuk bënë asgjë. Ndër këto sjellje, ka qene edhe vullneti i Facebook për të diskredituar Soros. Dhe grupi do të angazhonte Definers Public Affairs, një kompani analizash, për këtë qëllim duke lidhur Soros me një seri emrash aktivistë.

Në fillim, Facebook u zhyt në heshtje. Më pas ka dhene një version të parë: Definers ishte punësuar në vitin 2017 si pjesë e aktivitetit lobues dhe kishte mbledhur gjithashtu informacion mbi Soros. Por pa qëllimin denigrimi. Meqë gjatë Forumit Ekonomik Botëror, Soros e kishte përcaktuar rrjetin social si “një kërcënim”, Ellio Schrage ka shkruar se “donim të kuptonim nëse kishte ndonjë motivacion financiar”.

Më 21 nëntor, Sandberg mori “përgjegjësinë e plotë” për atë që ndodhi, por në thelb shkarkoi gabimet mbi Schrage,qe në këtë mënyrë lehtëson pozitën e eprorit. “Kur lexova historine në New York Times javën e kaluar, nuk mu kujtua një kompani e quajtur Definers.I kërkova ekipit tonë të shqyrtojë punën që bëri për ne.” Por artikulli i fundit në New York Times, e mohon këtë version të dhënë nga Coo. Sepse ishte Sandberg qe kërkoi të hetojë mbi aktivitetet e Sorosit.

Zuckerberg, sapo doli hetimi, menjëherë i kërkoi ndjese Sorosit duke folur për një sulm nga ana e gazetes amerikane. Por tani, duke pare edhe rëndësinë ne nivel financiar dhe politik të spekullatorit me origjinë hungareze,ceshtja rrezikon të jetë shumë më e rrezikshme për kompaninë. Sulmet vazhdojnë dhe në këto orë ka mberritur një tjeter hetim nga Wall Street Journal, sipas të cilit Facebook do të kishte kërkuar para nga aplikacionet e internetit për të hyre në të dhënat e përdoruesve, duke shkelur privatësinë. Një bllokade e re.

VERITAS.COM.AL/