(Sipas BBC)
Numri i të vdekurve nga sulmi me armë dhe me bomba vetvrasëse në aeroportin e Stambollit është rritur në 41, 13 nga të cilët janë të me kombësi të huaj, me 239 të plagosur, tha guvernatori i qytetit të Stambollit.
Tre agresorët arritën me një taksi dhe hapën zjarr në hyrje të terminalit, ditën e marte. Ata hodhën veten në erë pas zjarrit të policisë.
Kryeministri Binali Yildirim tha më parë se për krimin makabër e vinte gishtin mbi të ashtuquajturin Shtet Islamik (ISIS).
Megjithatë, deri më tani askush nuk ka marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin.
Turqia ka shpallur të Mërkurën- ditë zije kombëtare.