Shtatë vetë janë arrestuar pas sulmit në Westminster që la katër të vdekur- tha policia.

Zëvendës komisioner  dhe kreu i luftës kundër Terrorizmit Mark Rowley tha se qindra dedektivë kanë punuar gjatë natës, në kërkim të gjashtë adresave.

Viktimat e sulmit ishin një grua 40 vjeç, një burrë 50, PC Keith Palmer që u ther me thikë dhe agresori- tha ai.

Shtatë të plagosur janë akoma në spital në gjendje kritike.

Një tjetër, 29 vjeç, është trajtuar në spital- shtoi zoti Rowley.

Në sulmin e djeshëm në Londër, një burrë ngau një makinë në pjesën e rrugës për këmbësorë në Westminster duke goditur kalimtarët dhe duke lënë shumë të plagosur.

Pas kësaj ai rrahu një polic dhe pastaj u vra me armë zjarri nga një polic i armatosur në katin e parë të Parlamentit.

/Veritas.com.a/