Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 170 janë plagosur mes pasagjerëve të trenit që u përplas në veri- lindje të Taivanit.

Autoritetet hekurudhore thanë se po hetojnë mbi incidentin, i cili ndodhi në zonën e Yilan rreth orës 16:50 sipas orës lokale (08:50 GMT) ditëne  Dielë.

Treni kishte gjithësej 366 persona që po udhëtonin mes Taipei dhe zonës lindore të Taitung kur të gjithë tetë vagonat u përplasën.

Agjencia kryesore e Lajmeve e Taivanit raporton se shumë të tjerë mund të jenë zënë brenda vagonave.

Veritas.com.a/