Bashkimi Europian është “në situatë kritike”, tha kancelarja gjermane gjatë takimit të sotëm në Sllovaki ku po diskutohet rreth rrugëve si të rifitohet besimi pas votës së Britanisë për tu larguar nga blloku.
Angela Merkel tha se është e nevojshme të tregojnë se mund të zhvillojnë sigurinë, bashkëpunimin në mbrojtje dhe ekonominë.
Por vendet e BE janë thellësisht të ndara mbi atë se si të mbahet rritja dhe si t’i përgjigjemi vërshimit të emigrantëve.
Takimi në Bratislava pa Mbretërinë e Bashkuar imponon që të mos diskutohet rreth Brexit.
“Kemi nevojë për zgjidhje për Europën sepse jemi në situatë kritike”, tha Merkel sapo arriti në mbledhje.
“Nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet e Europës në një samit. Çfarë ne mund të bëjmë është të tregojmë veprimet tona që mund të ndërmarrim dhe të bëjmë më të mirën në fushën e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit, dhe në fushën e mbrojtjes”
Presidente e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, tha se blloku po përballohet me “sfida gjigande të jashtme” dhe se Breksit është një nga ato.