Një 56 vjeçare ka humbur jetën në Golem si pasojë e një aksidenti.Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë së dielës në rrugën “Skënderbeu”ndërsa dyshohet se drejtuesi 19 vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë që një automjet është përplasur me një motor në Çërravë të Pogradecit.Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy personat që ndodheshin në motor.Ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.Drejtuesi i motorit me targa të huaja por edhe shoqëruesja kanë qenë të vetdijshëm në momentin që ka mbërritur ambulance.
Po ashtu një tjetër aksident është regjistruar edhe në Fier fatmirësisht pa viktima.
Reth orës 10:30 dy automjete janẽ përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë është dëmtuar një këmbësore.
E lenduara është transportuar drejt spitalit të qytetit për të marrë ndihmën mjekësore, ndẽrsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit
Në mesditë edhe në rrugën e Arbrit konkretisht në aksin Bulqizë -Gjoricë janë përplasur dy automjete ku kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, si dhe 2 pasagjere, të 4 të plagosurit ndodhen jashtë rreziku për jetën, me plagë të lehta. / abcnews.al /
Komente