Shënim nga Veritas.com.al/

“Braktisni kauzën e PD-së, hyni në zgjedhje sipas planit të Edi Ramës dhe merrni sa më shumë mandate nga ato të lënat bosh nga partia më e madhe opozitare në vend, që përfaqëson rreth 600 mijë vota.”… A nuk duket si deklaratë e Al Capones po të ishte gjallë dhe diplomat sot?

Kryetari i, PBDNJ, Vangjel Dule dje zbuloi një fakt tronditës, me “përrallën”  e diplomatëve të huaj në vendin tonë që ndihmojnë demokracinë (!).  Sipas Dules “një diplomat i rëndësishëm”, edhe në prani të 4-5 aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike, u ka bërë atyre një ofertë të pistë, ose më saktë kriminale për parametrat e demokracisë.

“Braktisni kauzën e PD-së, hyni në zgjedhje sipas planit të Edi Ramës dhe merrni sa më shumë mandate nga ato të lënat bosh nga partia më e madhe opozitare në vend, që përfaqëson rreth 600 mijë vota”- iu ka thënë partive të vogla në opozitë vetë ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Vangjel Dule u tregua i rezervuar në dhënien e emrit të diplomatit të rëndësishëm, meqenëse në këtë bisedë ka pasur edhe shumë dëshmitarë të tjerë, nuk ishte shumë e vështirë që të zbulohej edhe identiteti i këtij të huaji që ka organizuar këtë kërkesë dhe ofertë, që kërkon hapur deformimin sipas mënyrave mafioze të rregullave të lojës, në një demokraci- ka shkrur sot portali “Syri.net”.

Por cili ka qenë plani dhe çfarë ka ndodhur në këtë bisedë?

Vlahutin pasi ka thirrur “për ndihmë” në Tiranë Eduard Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor më datën 6 Prill, nga ora 17:30-18:30, ka organizuar një takim me aleatët kryesorë të Lulzim Bashës, zotërinjtë  Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu

Pas retorikës së dalë boje tashmë, që duhet të futen në parlament, nuk është e drejtë “qeveria teknike”, duhet të futen në zgjedhje pavarësisht nga këmbëngulja e Bashës etj, etj, në fund ju ka lëshuar edhe “ofertën e madhe”, e njëjtë si dy pika uji që ka kaq ditë, që bën edhe Edi Rama;

“Hyni në zgjedhje dhe merrni (vidhni) votat dhe mandatet e Partisë Demokratike…”.

/Veritas.com.al/