Nga Frrok Çupi
1.
Të parët janë mediat:
Edhe pse më të shquarat e botës, mediat kësaj here, me “Brexit”, na kanë krijuar “fushën e pingpongut”; sa shikojmë njërën anë, duhet të kthejmë kokën te tjera dhe të merren mendt. Që nga Reuters, BBC, Euronews, New York Times e deri të Corriere Della Sera. Dje mbasdite, vetë Reuters shkruante se “dy sondazhe të hënën sugjerojnë mbështetje për qëndrimin e UK në BE, kanë shëruar diçka nga ideja e largimit…”. As edhe një frazë më larg, agjencia thoshte se “sondazhi i tretë e nxjerr “Brexit-in” fitimtar.
Parmbrëmë, analistë të zgjedhur të çështjeve të Evropës, u thërritën në studiot e Euronews dhe BBC. Mendime shumë interesante, por gazetarët u hutuan nga lodhja e “topit të pingpongut”. Brenda të të njëjtit analist mbinin njëherësh dy opinione të kundërt. Mendimi i parë ishte “pro- Brexit”, me arsyetimin se “kjo është një alternativë”; mendimi i dytë: “In” është më mirë për gjeopolitikën.
Të premten e kaluar kur u vra deputetja Jo Cox, një adhuruese e Anglisë brenda BE, mediat shkruan se akti tragjik “favorizon votën pro”. Deri dje mediat ndryshuan disa herë opinion. Të hënën britanikët kërkuan një “status quoe” për të qëndruar në bllok ku hynë në vitin 1973; por ndërkohë e hëna ishte ditë e jashtëzakonshme për pound-in, brenda ditës u rrit aq sa kurrë në shtatë vjet.
Sonte dhe nesër, dhe deri të Enjten e Referendumit, nuk dihet sa të hallakatura do të jenë mediat. Me siguri, aq të hallakatura sa vetë “fusha e pingpongut” në opinionin e publikut.
2.
Të dytët, liderët e interesuar për daljen nga BE:
Referendumi i anglezëve për daljen nga Bashkimi Europian po përjetohet si ngjarja e shekullit. Anglezët u bënë anëtarë të bllokut në vitin 1973, jo më parë, me gjithë përpjekjet e burrështetasve të mëdhenj. Por po dolën kësaj here, nuk ka më kthim pas. Jo veç pse këtë e tha dje sekretari i shtetit i Britanisë së Madhe, por këtë konkluzion po “vizatojnë” analistët më të mirë.
Cilët liderë janë sot më të interesuarit për “daljen”? Më së shumti rezulton se janë ata që do të fitojnë aksione për shkak të daljes; duke u nisur që nga Boris Johnson (kryetar i Bashkisë i Londrës) dhe deri te Donald Trump, kandidat për president në Amerikë. Mes tyre janë edhe 300 liderë të famshëm të biznesit; janë edhe gjashtë ministra të kabinetit të kryeministrit Cameron.
Pse ndodh kjo? Pse njerëzit akoma pa pushtet janë të lirë të shprehin opinion të lirë?… Kjo ka vend, sigurisht; sa më i lirë nga barra e pushtetit, aq më i lirë për opinion.
Rasti tipik është Donald Trump. Ai është deklaruar se mbështet daljen e Anglisë nga Bashkimi Evropian duke thënë se “lehtësohet nga burokracitë”. Është një e vërtetë, që rregullimin e Anglisë në BE e bëjnë mbi 12 mijë ligje. A nuk janë tmerrësisht shumë dhe të lodhshme për një qytetar anglez?!… Trump e përdor këtë “siklet burokracie” evropiane, sigurisht, për të fituar kredite në fushatën e tij për në Shtëpinë e Bardhë. Madje deklaroi se kësaj jave do të jetë në Londër për të ndjekur Referendumin. Trump ka sulmuar presidentin Obama pse e mbështeti qëndrimin “In”. Sipas mediave, vetë Obama i ka bërë dëm procesit “In”, duke e mbështetur; sepse anglezët nuk duan këshilla si për fëmijën…
3.
Të hallakatur duken liderët e interesuar për qëndrimin e UK në BE. Këta janë të tretët.
Kryeministri Cameron ka dëshmuar stoicizëm të rrallë në mbajtjen e Anglisë në BE. Aq shumë sa përdori kartën e “Sigurisë”. “A e shikoni çfarë po bën terrorizmi ngado rreth nesh?… Mund të jemi ne objekt i terrorizmit, nëse dalim nga BE..”, pat thënë ai. Por sapo kishte në gojë këto fjalë, në atë moment, terrorizmi i vrau një anëtare të Parlamentit, Jo Cox; një deputete që vetë Cameron e quajti engjëllore. U tronditën! U detyruan të pezullojnë fushatën, aq sa të marrin frymë.
Cameron ishte më pak i hallakatur se të tjerët; veçse më i lodhur nga të gjithë. Aq i lodhur sa iu tha pështyma; madje edhe duke u përpjekur të mbulojë gabimet e kolegëve nëpër Evropë. Vetë kancelarja Merkel, kujdestare kryesore për mbajtjen e Europës të bashkuar, një vit e ca më parë kishte lëshuar një frazë të pakujdesshme- sipas shijes angleze. Në fillim të vitit 2014, Merkel tha se “… ne kemi nevojë për një Mbretëri të Bashkuar të fortë dhe me një zë të fuqishëm brenda Bashkimit Evropian”. Anglezët e dëgjuan kancelaren, sa me kujdes aq edhe me anësi. Nuk iu pëlqeu fjala “brenda” Bashkimit Evropian, siç e tha kancelaria. Anglezët, asnjëherë nuk e kanë parë veten të ngurtësuar diku “brenda”. Historia angleze është e tillë që ka rritur njerëz të lirë e fleksibël. Kancelari historik i Gjermanisë, Conrad Adenauer, diku në mesin e shekullit të kaluar pat thënë se anglezët e ndjejnë veten “ më shumë si fqinjë të Evropës se sa si komb evropian”;
aq më tepër në momentin kur anglezët ‘gia’ ishin të ndarë fort mes “Jashtë” dhe “Brenda” Bashkimit.
Dje, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, bëri një thirrje për anglezët para Referendumit; dhe u duk sikur po korrigjonte kancelaren. Ai qe i kujdesshëm me fjalën dhe tha se kërkohet që Britania e Madhe të jetë në krah të Bashkimit Evropian, jo “brenda”.
4.
E katërta: Një histori i qartë, por me pakujdesi njerëzore rreth saj.
Ndoshta paqartësitë i kushtuan Bashkimit Evropian disa dekada, derisa mori Anglinë si anëtare. Politikanët, edhe pse më të shquarit e Evropës, nuk mund të thuash se e përkëdhelën siç duhet historinë e Anglisë. Anglia është një detare, me gjithë shpirtin dhe sjelljen e detarit. Detari është i lirë, është i pavarur, është trim që nuk e merr rrezikun në sy. Kështu është Anglia, një detare në kufijtë e tokës së Evropës; rrethohet nga dete në vend të Gjermanisë që rrethohet nga nëntë shtete.
Kjo është cilësia e parë që nuk mund t’i thuash Anglisë “bëj kështu siç them unë!”, immediately. Kryeministri Churchill i pat thënë kancelarit Adenauer këto fjalë: “Mund të rrini të qetë, Britania e Madhe do të qëndrojë gjithmonë në krah të Europës”. Por kancelari i famshëm mendoi se Churchill gaboi. “Kryeministër, po më zhgënjeni, Anglia është pjesë e Evropës”, tha Adenauer, duke gabuar