Numri i të vdekurve në një traget qe u përmbys në Liqenin Victoria u rrit në 126 të premten, ndërsa punëtorët e shpëtimit të Tanzanisë kane vazhduar  kërkimin për të gjetur më shumë njerëz që druanin se ishin mbytur.

MV Nyerere mund të ketë transportuar deri në 200 pasagjerë – dyfishin e kapacitetit të tragetit – kur ajo u përmbys në afërsi të skelës në ishullin Ukara të enjten, sipas njoftimeve të mediave shtetërore.

Dëshmitarët e intervistuar nga AFP thanë se trageti u mbyt kur pasagjerët u shtyne në njërën anë për te zbritur ndërsa anija po afrohej në mol.

Numri i të vdekurve u rrit në 126 të premten, sipas shefit të policisë së Tanzanisë, Simon Sirro, cituar nga radioja shtetërore TBC Taifa.

Guvernatori i Mwanza-s, John Mongella ,kishte thënë më parë se numri i të mbijetuarve ishte 40 , por nuk ishte e qartë nëse ishin gjetur të mbijetuar të rinj qëkurse operacionet e shpëtimit rifilluan me policine dhe zhytësit e ushtrisë të premten në mëngjes.

“Operacionet po vazhdojnë,” tha ai

Veritas.com.al/