Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, ku thekson se nga ngjarja kanë ngelur të plagosur 21 persona nga të cilët një ka humbur jetën.

Sipas policisë mësohet se nga të lënudrait katër meshkuj kanë plagë nga arma e zjarrit, ndërsa 17 të tjerët mes të cilëve 14 gra janë lënduar nga thyerja e shisheve dhe e xhamave në lokal.

Ndër të tjera uniformat blu theksojnë se, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë), derisa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.

Njoftim i Policisë

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia  K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.