Telefoni personal i Adolf Hitler, i cili ishte përdorur nga Fuehrer për të dhënë shumë komanda vdekjeje në Luftën e  Dytë Botërore, u shit në ankand të Shtunën për 240,000 dollarë- sipas Shtëpisë së shitjeve në SHBA.

Telefoni Bakelit i zi origjinal, më vonë i lyer në të kuqe të thellë dhe gdhendur me emrin e Hitlerit, është gjetur si relikt në bunkerin e Berlinit të liderit Nazist, në vitin 1945, menjëherë pas dështimit të regjimit.

Shtëpia e “Ankandet Historike Aleksandër” që zbuloi identitetin e ofrues fitues, e ka vlerësuar telefonin mes 200,000 dhe $300,000 dollarë. Çmimi fillestar ishte 100,000 dollarë.

/Veritas.com.al/