Nga: Zef Preçi, studiues/

Per ata qe kane ndjekur politikat qeveritare dhe zhvillimet ne tregjet e ndryshme ne ekonominë Shqiptare gjate tre dekadave te fundit, ekziston një përgjigje edhe per pyetjen e mësipërme.

Se pari, vendet e vogla, me ekonomi te dobet dhe me legjislacion te zbatuar keq e me nivel te larte korrupsioni si vendi yne, pergjithesisht kane ne fuqi nje kuader ligjor dhe institucional formalisht shume favorizues per investimet e huaja pavaresisht nga origjinal e ketyre investimeve.

Megjithate, barriera e fundit per kontrollin edhe/ose pamundesimin e hyrjes se kapitalit te huaj nga rajone apo vende te caktuara ne sektoret strategjike te ekonomine shqiptare, duke perfshire edhe sektorin e Telekomunikacioneve,  ka qene perqindja e aksioneve te qeverise shqiptare ne kompanite publike te privatizuara. Mirepo ne rastin e ish-AMC kjo barriere eshte hequr – ne Tetor 2008 kryeministri Berisha pati deklaruar se “brenda periudhës 1-vjeçare do të hiqet dorë plotësisht nga zotërimi i aksioneve në kompani dhe ndërmarrje të ndryshme”.

Ne vitet ne vijim u shiten aksionet qeveritare te ARMO, OSHEE, INSIG, ALBPETROL, etj., shumica e te cilave rezultuan ne përkeqësimin e tregjeve përkatëse dhe disa prej tyre dështuan “me sukses”, ndonëse çështjet juridike per demin ndaj shtetit jane ende te hapura… Sic dihet, aksionet qeveritare ne sektoret strategjike sherbejne si instrument kontrolli sa i takon performances se sektoreve strategjike, por edhe per te penguar evazionin fiskal, spekullimet ne tregje, per te mbrojtur interesat e sigurise kombetare, etj.

Nese qeveria e asaj kohe ishte ne nevoje te ngutshme per te holla ne buxhetin e shtetit (cash) per te mbuluar veprimtarine e perditshme ne vend- ne kushtet e kufizimeve ligjore per tavanin e borxhit publik, administrata e mevonshme e thelloi me tej kete proces. Keshtu qeveria Rama ne mandatin e saj te pare zgjeroi dukshem konceptin e “investimeve strategjike” dhe rriti rolin e ministrit pergjegjes per ekonomine ne percaktimin e ketyre lloj investimeve, nxitoi ne privatizimin e dyshueshem te INSIG dhe shtetezimin po aq te dyshueshem te OSHEE (ish-CEZ Albania).

Gjithashtu gjate kesaj periudhe qeveria i shfaq shume miqesore me biznese te panjohura ne vendin e tyre por te mirseardhura ne Shqiperi, te cilat perfituan ne kushte shume te favorshme per ta pjese te rendesishme te sektoreve strategjike “klasike” si ne banka, ne nxjerrjen e naftes, mineraleve, etj, por edhe ne sektore te tjere duke perfshire edhe perpunimin e mbetjeve permes re ashtuquajturit “partneritet publik privat” (PPP).

Kesaj periudhe i takon edhe rritja e dukshme e peshes se kompanive te llojit “off-shore” qe gradualisht shtrine tentakulat e tyre ne ekonomine shqiptare duke lehtesuar abandonimin e vendit tone nga kompanite me origjine vendet e BE-se dhe zevendesimin e tyre me kompani kineze, turke e ndoshta indirekt edhe nga kompani me kapital rus. Per rrjedhoje ne vendin tone eshte perkeqesuar klima e biznesit, kompanite e njohura si “brand name” e kane te veshtire te operojne ne nje treg ku konkurrenca dhe loja e lire e tregut nuk respektohet dhe nderhyrjet shtteterore te shprehura ne politikat fiskale te paqendrueshme, deri edhe sigurine fizike te rrezikuar apo ne caktimin e nen-kontraktoreve, etj., jane kusht per te qene prezent ne kete vend…

Se dyti, duke gjykuar nga mbulimi mediatik dhe skenari i pazakonte perzgjedhur per te prezantuar interesimin e Telekom Serbija per te hyre ne tregun shqiptar permes blerjes se aksioneve te Telekom.al aktualisht ne pronesi te Deutche Telekom, te krijohet pershtypja se nje vendim i tille eshte marre dhe te gjitha palet po kerkojne rruget me te favorshme qe te dalin te fituara nga ky proces. Ne nje situate normale, takimi i perfaqesuesve te nje kompanie blerese te aksioneve me autoritetet qeveritare nuk përben lajm dhe eshte nje akt kortezie dhe prezantimi dhe qeveria nuk ka asnje aresye te shprehe qendrimin e saj rreth vullnetit te dy paleve te huaja ne nje transaksion biznesi te tyre.

Deklarimi zyrtar i cituar nga televizioni kombetar Top Channel se “…përfaqësuesve të “Telekom Serbia” u është thënë se pavarësisht se shteti s’ka rol në një transaksion të mundshëm mes dy kompanive private, futja e tyre në tregun shqiptar në një sektor strategjik si telekomunikacioni, nuk është e mirëseardhur…. se hyrja e tyre në Shqipëri do të ishte krejt e papërshtatshme edhe për biznesin e tyre, pasi mund te sjellë reagime të padëshirueshme të natyrës politike.” Në mos nje gafe qeveritare eshte nje patriotizem kallp me te cilin jemi ndeshur shpesh keto vitet e fundit, nje qendrim i gabuar ne teresi per klimen e biznesit ne vendin tone. Ky qendrim konfirmon shqetesimin ne rritje, sidomos nga bizneset e huaja te mbledhura ne Dhomrn Amerikane te Tregtise (AmCham), ne Dhomen Austriake te Tregtise (DIHA), etj., rreth rritjes se korrupsionit dhe nderhyrjeve te qeverise ne jeten e biznesit.

Bizneset serbe, ashtu si bizneset e çdo vendi te botes, ne respekt te konventave, traktateve dhe akteve te tjera ligjore ne te cilat shteti shqiptar eshte pale qysh nga viti 1991, jane te lira te operojne ne tregun shqiptar me kushtin e vetem qe te respektojne keto akte dhe legjislacionin tjeter te vendit. Prandaj çfarëdo pengese burokratike, gjoja ne emer te ndjeshmerise  negative politike psh nga shqiptaret e Kosoves e nje pjese e atyre te Shqiperise ndaj pranise se Telekomit serb ne vendin tone me tingellon si nje hipokrizi e panevojshme.

Se treti, duke marre parasysh rolin e sotem dhe sidomos perspektiv te informacionit dhe te komunikimeve elektronike ne teresi, por edhe te faktit se ne komunikimet me telefonine e levizshme pleksen probleme te rendesishme te mbrojtjes se te dhenave personale, te luftes kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar, por edhe te mundesive te nderhyrjes ne proceset zgjedhore, etj., mendoj se ky transaksion i shitjes se aksioneve te Telekom.al te cfaredo pale e trete duhet te konsiderohet si nje ceshtje me rendesi e sigurise kombetare.

Per rrjedhoje, institucionet rregullatore si AKEP dhe Autoriteti i Konkurrences nuk duhet te nguten ne certifikimin e transaksionit, e per me teper, sebashku me qeverine (tashme te informuar nga kompania pretendente zyrtare per te hyre ne tregun shqiptar te telefonise se levizshme) duhet te provokojne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare qe drejtohet nga Presidenti i Republikes per te analizuar rastin e per te dhene opinionin apo qendrimin zyrtar perkates per te. Perndryshe, trajtimi me dy standarde i biznesit te huaj qe nga njera ane lejon hyrjen e kompanive “off-shore” edhe ne sektore te tille sic jane bankat dhe nxjerrja e naftes duke shfrytezuar barbarisht resurset e vendit dhe nga ana tjeter refuzimi nga nepunes pa asnje autoritet vendim-marres i nje procedure standarde qe ka ndodhur dhjetra here edhe ne sektoret strategjike te ekonomise shqiptare (sic eshte shitja e aksioneve nga nje kompani ne nje tjeter), e vendos qeverine ne nje pozite tejet te pafavorshme. Shqiptaret kane nevoje per mireqenie, e cila bazohet ne investime dhe zenie me pune dhe jo per tautologjine e patriotizmit te dale boje e te lene pas nga koha. E ne kete optike, qendrimi parimor, serioz dhe institucional ndaj cilesdo kompani te huaj qe shfaq interes per te hyre ne tregun  shqiptar, duke perfshire edhe Telekom Serbija, i ben nder ne radhe te pare shtetit shqiptar dhe vete qeverise se radhes.

Verritas.com.al/