Programi televiziv italian Matrix ka treguar gjurmë të anëtarëve të organizatës së shpëtimit të emigrantëve NGO ‘Save the Children’ duke bashkëpunuar me trafikantë.

Programi televiziv, i cili bën pjesë në rrjetin italian Canale 5, publikoi të dhëna që tregojnë  pohimet e trafikantëve duke ndihmuar një varkë druri të madhe me emigrantë që transferohen për në anije me emrin ‘Vos Hestia’nga ‘Save the Children’ në brigjet e Libisë.

Emigrantët në varkë dukeshin qartë se ishin nga zonat e Saharasë Afrikane, që bëjnë kontrast me trafikantët që dukeshin se ishin nga Afrikanët e Veriut ose Arabikë. Gjurmët tregojnë një nga burrat e Afrikano- Veriorëve që dhunonte psikologjikisht njerëzit në varkë, para se të ngjiten në anijen e NGO.

Të dhënat janë të përafërta me rastin kundër NGO Gjermane, Jugend Rettet, ku qeveria italiane heton një grup për lidhje të dyshimta me trafikantët. Zyrtarët italian konfiskuan anijen e tyre, Iuventa’, në muajin Gusht.

Autoritetet italiane më vonë i shpërndanë pamjet ku sipas tyre ka prova se punonjësit e NGO bashkëpunojnë me trafikantët.

Zyra e prokurorit Trapani ka konfirmuar se po heton mbi Marco Amato, komandant i anijes ‘Vos Hestia’, për trafikantë, sipas gazetës ‘Giornale Di Sicilia’.

‘Save the Children’ është një nga pak NGO shpëtimi për emigrantët që vazhdon operacionet pasi rojet bregdetare të Libisë nisën konfrontimin me anijet e tjera.

Veritas.com.al/