Java e fundit e korrikut pritet të jetë shumë e nxehte pasi masa ajrore te nxehta vijnë nga Afrika Qendrore drejt Italisë dhe Ballkanit ku do të sjellin temperatura mbi 40°C.

Në Shqipëri temperaturat do të jenë mbi 40°C në disa qytete,  ndërkohë pritet që maksimumi të jetë rreth 43°C në rang territori.

Moti do të jetë me kthjellime e vranësira kalimtare. Kulmi i valës së tretë të të nxehtit do të vijë në datat 28 deri 30 korrik.