![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2024/07/1590496200_administrata-1.jpg)
Qeveria ka vendosur të reduktojë orarin e punës së administratës, për shkak të temperaturave të larta në vend.
Për shkak të temperaturave të larta orari i administratës do të jetë nga 9.30 deri 15.30 të premten 9.30-13:00.
Vendimi i qeverisë pritet të publikohet ditën e nesërme.
Vendi ynë dhe rajoni është pushtuar nga temperaturat e larta, deri në 45 gradë celcius në disa raste, ndërsa pritet që vala e të nxehtit të vijojë edhe përgjatë kësaj jave, duke arritur pikun të premten.