Italia ka thërritur ambasadorin e Austrisë pasi qeveria e Austrisë njoftoi se ishte e gatshme që të dislokonte trupat kufitare që të bllokojë ndonjë fluks të mundhsëm të emigrantëve.

Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Hans Peter Doskozil i tha të përditshmes ‘Kronen Zeitung’ se trupat mund të shkojnë në pikën kufitare Brenner.

Ai tha se trupat e armatosura Pandur janë dërguar më rajonin e Tyrolit dhe 750 trupa ishin në gatishmëri.

Austria ka pika kontrolli kufitar me Hungarinë dhe Slloveninë. Por kudo tjetër ata ndahen nga kufijtë e shteteve të BE ku lihen kufij të hapur.

Zoti  Doskozil tha se zhvendosja e ushtrisë në pikat e kalimit në Alpe, në kufi me Italinë, mund të jetë “i domosdoshëm në qoftë se fluksi drejt Italisë nuk bie”.

Ministri i jashtëm i Italisë tha se kishte thërritur ambasadorin e Austrisë Rene Pollitzer “menjëherë pas deklaratës së qeverisë së Austrisë rreth dislokimit të truoavë në pikën kufitare Brenner “.

Veritas.com.al/