(FOTO: Pacientë indonezianë të shtrirë jashtë spitaleve pas tërmetit)/

Një ermet i fuqishëm nën-ujor ka përfshirë egërsisht provincën veriore të Indonezisë, Aceh, dhe ka lënë të vdekur 52 vetë,- sipas të dhënave të deri tanishme.

Tërmeti me magnitutë 6.5 ka goditur bregun veri-lindor të ishullit Sumatra, ku disa ndërtesa janë shembur dhe është frika se shumë njerëz janë zënë poshtë gërmadhave. Autoritetet po punojnë për të qartësuar situatën.

Agjencia Meteorologjike e Indonezisë tha se nuk ekziston rrezik për ndonjë tsunam.

Në vitin 2004, Aceh është shkatërruar nga një tsunami që mori jetën e  më shumë se 160,000 personave vetëm në Indonezi.

Instituti i Studimeve Gejeologjike në Shtetet e Bashkuara tha se tërmeti ka goditur pikërisht në anë të detit, në ora 05:03 sipas orës lokale (22:03 GMT e Martë) në një thellësi prej 17.2km.

Të paktën 70 persona janë plagosur rëndë- sipas zyrtarëve- dhe qindra të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Një zëdhënës i agjencisë kombëtare për katastrofat  tha se më shumë se 200 dyqane dhe shtëpi janë shkatërruar, përfshi edhe 14 xhami. Spitale dhe shkolla janë dëmtuar, gjithashtu.

Said Mulyadi, zëvendës- shef i distriktit të Pidie Jaya, rajoni që u godit më fort nga tërmeti, i tha BBC (shërbimit të Indonezisë) se numri i të vdekurve mund të rritet.

/ Veritas.com.al/

Rescuers use heavy machine to search for survivors under the rubble in Pidie Jaya, Aceh province, Indonesia, 7 December 2016.

(Autoritetet po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë me njerëz dhe pajisje që të mund të nxirren njerëz nga gërmadhat).

A collapsed mosque minaret is seen after a 6.5-magnitude earthquake struck the town of Pidie, Indonesia's Aceh province in northern Sumatra, on December 7, 2016.

(Shumë xhami dhe shkolla janë shkatërruar)

Indonesian search and rescue personnel stood next to a pile of rubble from a collapsed building in Aceh province on 7 December 2016.

(Frika se shumë njerëz mund të jenë zënë nëngërmadha)