Policia e Londrës po punon për identifikimin e tre xhihadistëve, të cilët shkaktuan terror në Londër të shtunën në mbrëmje duke lënë të vdekur shtatë persona dhe plagosur 498 të tjerë.
Të tre xhihadistët që hynë në turmën e njerëzve me kamilonë dhëe pastaj përdorën thika e shkopinj për të vrarë njerëz, mbetën të vrarë nga policia. Është vënë re se ndërsa njëri prej tyre mbante të veshur një bluzë të Arsenalit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Londër, ku mbetën të vrarë shtatë persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Xhihadistët u futën në një rrugë këmbësorësh, në “London Bridge”, me një furgon të bardhë dhe sulmuan këmbësorët, duke ecur me një shpejtësi rreth 80 km/orë dhe lëvizje në formë “S”. Më pas, tre xhihadistët dolën në rrugë dhe filluan të godisnin njerëzit me thikë, pranë tregut “Borough”.
/Veritas.com.al/