Terroristë Islamik dhe anëtarë të karteleve të drogës në Meksikë po planifikojnë sulme kundër Shteteve të Bashkuara në kufij me Meksikën këto ditë në prag dhe pas ditës së Inaugurimit të Presidentit Trump. Kështu raportojnë grupet e vëzhgimit “Judicial Watch” në Washington.
Raportohet se xhiahdistë dhe grupe të karteleve kanë sulmuar kanë sulmuar javën e kaluar afër një konsullate Amerikane në Nuevo Laredo, Meksikë, e cila është e vendosur direkt pasi kalon kufirin nga Laredo,, Texas. Sulmet janë pjesë e një paralajmërimi ndaj presidentit Trump me mesazhin “kush kontrollon, ti apo ne?”.
Një e shtënë me armë zjarri ku mbeti një i vdekur është shënuar në vendin ku po ndërtohet konsullata amerikane me vlerë 155 milion dollarë, e cila është planifikuar të përfundojë në Shtator.
“Ushtria Meksikane iu përgjigj sulmit dhe të paktën tre ushtarë u plagosën ose u vranë në këtë përpjekje” raportoi Judicial Watch në 12 Janar.
Judicial Watch dhe burimet e Inteligjencës thanë se ngjarjet e fundit janë pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të terroristëve Islamik dhe karteleve të drogës në Meksikë.
“Kartelet e drogës zakonisht nuk bashkëpunojnë me terroristët islamik” tha një veteran i forcave të zbatimit të ligjit federal. “Por Trump po ua prish kaq shumë qetësinë këtyre, sa këta janë kthyer në partnerë dhe i dërgojnë mesazhe Trump-it “kush është në kontroll, ti apo ne?””.
Një tjetër zyrtarë, që nuk e dha emrin, tha se Trump po iu shkakton kaq shumë shqetësime, saqë “kanë frikë në Meskikë në shumë sektorë; privat, qeveritarë, biznese, kriminelë dhe policia”.
/Veritas.com.al/