(FOTO: Margaret Thatcher)
Margaret Thatcher ka kryesuar listën e grave më influencave gjatë 70 vjetëve, në programit “Ora e Grave në BBC”. Anëtarët e jurisë theksuan se në këtë program nderohen si ato që kishin “impakt negativ” ashtu edhe pozitiv.
Por në këtë rast ndodhi e kundërta, votuesit e shënuan si ikonë pozitive; anëtarët e jurisë thanë zgjedhja e Thatcher kishte një mbështetje “të jashtëzakonshme”.
Gjatë dy vjetëve të fundit, programi “Woman’s Hour” në BBC ka hartuar një listë të fund-vitit duke vnë impaktin e një gruaje përballë një tjetre. Por këtë vit, për të shënuar 70 vjetorin që nga fillimi i programit, i ka zgjeruar përmasat, duke zgjedhur shtatë gra nga shtatë dekada të fundit, të cilat mishërojnë pushtetin e gruas.
Paneli i shtatë femrave gjyqtare u kryesua nga gazetarja Emma Barnett, e cila tha se Lady Thatcher është shpërblyer me vendin e parë si gruaja që “përcakton pushtetin”.Duke theksuar se impkati jo gjithmonë mund të jetë pozitiv, Barnett shtoi se Lady Thatcher ka elektrizuar gjeneratën e grave në opozitë me të.
/ Veritas.com.al/