Themeluesi suedez i kompanisë  Ikea, shumë e njohur edhe në Shqipëri e në mbarë botën, ka vdekur në moshën 91 vjeç, njoftoi kompania.

Themeluesi i IKEA-s, zoti Kamprad – i cili nisi furnizimin e shtëpive, vdiq në shtëpinë e tij në Småland, konfirmoi kompania Ikea.

Kompania tha se zoti Kamprad ishte “një nga pronarët më të mëdhenj të shekullit 20”.

Miliarderi, i cili ka lidnur në vitin 1926 në Småland, e themeloi IKEA-n në moshën 17 vjeç.

Zoti Kamprad “ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij” tha IKEA në njoftim.

“Ai punoi deri në ditën e fundit të jetës, duke i qëndruar motos së tij se shumë gjëra mbeten për t’u bërë”.

Veritas.com.al/