Një raport nga rajoni Tyrol i Austrisë ka treguar se 47 për qind e të gjithë kriminelëve të supozuar në gjysmën e parë të vitit , janë me origjinë të huaj.

Policia tha se nga totali i 13,360 të dyshuarve se janë përzierë në krime në gjysmën e parë të vitit, 6,288 vijnë nga origjinë e huaj.

Ndërsa mbi të gjitha kriminaliteti është ulur diku te 5 për qind, numri i të huajve të dyshuar është rritur në mënyrë dramatike që nga viti 2009, kur numri i të huajve u rrit me 32 për qind të numrit të të të gjithë të dyshuarve, siç raporton ‘Kronen Zeitung’.

Grupi më i madh i shkelësve të ligjeve janë turistët, të ndjekur nga punëtorët sezonalë, dhe pas kësaj azil- kërkuesit me 833 të dyshuar se kanë origjinë nga azil- kërkues.

Në disa distrikte të rajonit, numri është madje edhe më i lartë. Distrikti Landeck ka 66.9 për qind të kriminelëve të supozuar që vijnë nga origjinë e huaj; dhe në shumicë fajësohen turistët dimëror që vijnë në zonë.

Edhe distrikti Reutte gjithashtu ka një shkallë të lartë të të dyshuarve nga të huajt, në shifrën 54.4 për qind.

Veritas.com.al/