Tinka Kurti ka humbur djalin e saj, Zef Kurtin.
Aktorja jonë e madhe, ikona e skenës dhe e ekranit, njeriu që na thotë mendja ‘deri në kufi të të përsosmes’, Tinka Kurti, ka marrë lajmin e kobshëm të humbjes së djalit, Zefit.
Lajmin e jep shkrimtarja Flutura Açka. “Tinkën ç’e paska gjetë!”, psheretim shkrimtarja. Ajo thotë se ‘nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëloj’.
“Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të kthehet”, thoshte Tinka nganjëherë; dhe fliste e fliste për Zefin.