Nga: L. Skiro/

Akoma nuk ka lajm se qeveria a shteti shqiptar të kenë vënë në plan ndonjë ndihmë sado simbolike për ndihmë ndaj viktimave të stuhisë ‘Harley’ në Houston të Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse stuhia ishte e përmasave biblike, asnjë lajm deri tani.

Deri tani është njoftuar zyrtarisht se ‘Harley’ ishte më i tmerrshëm se ‘Katerina’ e vitit 2005  që hyri në histori si shkatërrim i madh në Amerikë. Dihet gjithashtu se deri tani janë shënuar të paktën 47 viktima nga përmbytjet e Tufanit.

Dihet zyrtarisht se 43,000 persona kanë ë mbetur pa strehë dhe janë duke u strehuar ‘ku të munden’ në kasolle apo strehë të tjera.

Sipas përllogaritjeve të deritanishme, dëmet e shkaktuara nga tufani kapin shifrën 180 miliardë dollarë.

Vetë Presidenti Donald Trump ka qenë të shtunën gjatë gjithë ditës në qendrat e ndihmës në Teksa për të shpërndarë ushqim për të dëmtuarit.

Amerika ndodhet në një ditë të keqe e goditur nga moti, saqë edhe vetë individët po mbledhin fonde për të dëmtuarit. Por mbi të gjitha aleati ynë më i madh ka një moment kur ne shqiptarët mund të dëshmojmë se i ndodhemi pranë. Ashtu siç do të kishim bërë ndaj Amerikës sikur, larg qoftë, të kishim një goditje të tillë.

Ne kemi dëshmuar se në raste fatkeqësish natyrore kemi mbledhur pak para për ndihmë ndaj shtetit tjetër, aleat. Pse jo për Amerikën. Aq sa kemi mundësinë.

Kosova, një shtet i ri, me shumicë shqiptare, po mbledh fonde për Amerikën. Presidenti i Republikës, Thaçi, sot i ka shkruar një letër kryeministrit Mustafa, ku i kërkon të ndajë të paktën 100 mijë dollarë për ndihmë simbolike ndaj Amerikës.

Këtu në Tiranë shqiptarët po heshtin… Në fakt po heshtin shqiptarët që kanë në dorë fondet dhe përgjegjësitë- shqiptarët zyrtarë.

Veritas.com.al/