Ne makinen e prokurorit Arjan Muça eshte vendosur nje sasi e konsiderueshme tritoli, me qellim vrasjen e prourorit dhe te familjes, dje ne Tirane. Automjeti ishte i parkuar në parkingun nëntokësor të një qendre tregtare që ndodhet në zonën e Komunës së Parisit. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar, as dëme të tjera materiale.Makina në fjalë përdorej nga Muça, por ishte në emër të bashkëshortes së tij, Gentiana Muça, e cila është gjyqtare në Gjykatën e Administrative të Tiranës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku prokurorit Arjan Muça iu vendos tritol në makinë, duk e cilësuar si akt terrorist ndaj drejtësisë.

 Në reagimin e KLP thuhet se  duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të ti.

Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cënojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës”, thuhet në reagimin e KLP.

Ndër të tjera Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Muça dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës. Për këtë arsye, KLP e konsideroi mbrojtjen e prokurorëve të Republikës si detyrën numër një të Këshillit.

“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Muça dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme. Gjithashtu, Këshilli iu bën thirrje të gjitha organeve ligj zbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë’, shkruan KLP.

Por kush është Arjan Muça?

Muça është prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe prej rreth 2 vitesh është Këshilltar i komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Arjan Muçaj e ushtron funksionin e magjistratit që prej vitit 2015, pasi me dekretin nr. 9127, datë 01.06.2015 të Presidentit të Republikës, është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ndërkohë që më parë ka punuar si Oficer i Policisë Gjyqësore.

Nga dosja personale rezulton se ka patur një transferim si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, ku ka patur pozicion drejtuesi për 4 muaj.

Ai ka qene oficer i Policise Gjyqesore edhe ne dosjen e Gerdecit.

VERITAS.COM.AL