Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e rrëmbimit të 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha.

Ai është gjetur i pajetë në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, i mbuluar më zhavorr dhe gurë.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor u bë e mundur grumbullimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme u gjet një xhup, i cili ku rezultoi se i përkiste Hoxhës.

Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Në trupin e tij u gjetën shenja dhune.

Në operacion kanë marrë pjesë  Forcat Shqiponja, FNSH dhe Instituti i qenve të Policisë.

Dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 – person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve – është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të  kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit  të kësaj ngjarje.

43-vjeçari, pronar i një biznesi inertesh në Kamëz ka humbur kontaktet prej 14 ditësh me familjarët.

Djali i Rruzhdi Hoxhës ka denoncuar në polici rastin më 24 tetor, ndërsa një ditë më pas është shoqëruar në polici miku i të humburit, Fredi Rrushi.

Kjo pasi ai ishte personi i fundit me të cilin Hoxha kishte pasur kontakt.

Rrushi ka deklaruar në Komisariat se për herë të fundit e ka takuar në zonën e Mëzezit.

Dy pistat kryesore ku po hetonte policia ishte ajo e rrëmbimit sepse kohët e fundit ai kishte shumë probleme me bizneset dhe ishte i zhytur në borxhe.