Kryeministri Rama u largua duke lënë intervistën përgjysmë në Report TV.
Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pasi nuk mund të përballonte shpifjet dhe baltën që hidhte drejtuesi i emisionit, Ilir Babaramo.
“Janë shpifje ato që thua. Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama dhe largohet.
VERITAS.COM.AL