Dallëndyshe Bici nuk do të jetë më në krye të Kadastrës. Ajo u emërua këtë të mërkurë nga kryeministri Rama si drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Bici rikthehet në këtë detyrë, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën, i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm.
Nga muaji Gusht i vitit 2014 dhe deri në muajin mars 2023 Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Deri më sot ajo ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.