Nga Tritan Shehu, deputet/
Rreth një nisme për një “tjetër”, te krijuar artificialisht e qëllimisht nga “disa”:
Deklarohet se ne Kuvend është dorëzuar një Projekt Ligj i ri për te vendosur ne dokumentet e identitetit, përveç seksit “mashkull ose femër” edhe një rubrike “tjetër” për seksin, pa përcaktim!
Askush nuk e shpjegon se si duhet emërtuar ky seks i ri, “tjetër”.
Ne disa qenie biologjike ka dhe një “tjetër”, quhet “hermafrodit”, besoj se nuk behet fjale per nje term te tille ne propozimin.
Perëndia a Natyra i kane ndare njerëzit ne “meshkuj ose femra”, mbi te cilën është mbështetur vete ekzistenca e qenies njerëzore, familjes si baze e shoqërisë ne te gjithë gjerësinë e fjalës.
Po kështu deklarojnë se po përgatisin edhe një draft tjetër ligjor, qe te ndryshoje Kodi i ynë i Familjes për dy qëllime:
1-Te pranohet martesa e fëmija nga kopje homoseksuale, ose nga kjo “ tjetra” pa emër!
2- Te realizohen adoptime te fëmijëve nga kopje gay ose nga “tjetra”, përsëri pa emër.
Pra kërkohet te goditen disa principe baze e te shenjta te shoqërisë, rritjes e edukimit te fëmijëve, identifikimit te njerëzve, themele këto te mbijetesës e zhvillimit njerrezor.
Nje pyetje ne fund për ju miq: A mendoni se kjo “zhurme e re” nxitet te krijohet pikërisht tashti për te larguar vëmendjen nga problemet e mëdha, qe ka sot vendi e kjo Rilindje??
Dhe për ta mbyllur, këtij statusi nuk po i bashkëngjis foto, për disa arsye…
Veritas.com.al/
*titulli është i VERITAS