Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur pas mesnate në hyrje të Prishtinës. Katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, kanë mbetur të vdekur.

Automjeti i tipit “Audi” me targa gjermane ka rënë nga ura, duke shkaktuar vdekjen e 4 persoanave dhe plagosjen e një tjetri që ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, autostrada që lidh Mitrovicën me Prishtinën. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes.

Veritas.com.al/