Lulzim Basha është thirrur në prokurori ditën e enjte për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e ‘Toyota Yaris’. Kreu demokrat do të pyetet në prani të disa prokurorëve belgë.

Prokuroria belege, reth një muaj më parë ka kërkuar dëshminë e Bashës mbi këtë çështje, përderisa Basha kishte paralajmëruar para se të vinin makinat Toyota me para në Durrës nga Belgjike, se ‘ja po vijnë, janë rrugës’.

Në mars të 2018 në portin e Durrësit janë sekuestruar 3.4 milionë euro në një makinë Toyota Yaris. Basha ka akuzuar Taulant Ballën në lidhje me këtë çështje, ndaj për këtë arsye ky  i fundit e ka akuzuar atë për shpifje.

Në lidhje me këtë ngjarje po kryhen hetime edhe në Belgjikë, ku pala belge ka kërkuar pak kohë më parë dëshminë e kreut të opozitës Lulzim Basha.

Veritas.com.al/