Një tragjedi ka ndodhur mesditën e sotme në Pulia, Itali. Aktualisht mësohet se janë të paktën 10 persona të vdekur e 10 të tjerë të plagosur.

Mësohet gjithashtu se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:50 minuta, kur njëri prej trenave sapo kishte dalë nga stacioni kur është përplasur me trenin që i vinte përballë.

Përplasja ka ndodhur në zonën e Barit të Veriut, në binarin unik mes Pulias dhe Coratos.

Një prej të plagosurve është edhe një fëmijë që ndodhet në gjendje të rëndë.