Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Brnjak të Rahovecit, në Kosovë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë tre persona, dy burra dhe një grua, kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në spital.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Drejtuesit e policisë dhe institucioneve të tjera, sidomos gjatë kësaj stine pushimesh me shumë lëvizje, kanë bërë apel ndaj shoferëve që të tregojnë kujdes në rrugë, për të shmangur tragjeditë.

VERITAS.COM.AL/