Rritet numri i të vrarëve dhe të plagosurve nga sulmi me armë në një koncert në Las Vegas. Të paktën 50 persona kanë mbetur të vrarë dhe 200 të tjerë të plagosur në një sulm me armë mbi turmën e spektatorëve të koncertit..

Një person i armatosur, banor i atyshëm, rreth 64 vjeç, i quajtur Stephen Paddock, ka hapur zjarr nga kati 32 i Mandalay Bay Hotel në drejtim të spektatorëve të festivalit të muzikës country që po zhvillohej në ambient të hapur.

Ai u vra nga policia; rreth tij u gjetën një numër armësh.

Kjo po konsiderohet si sul,i më i keq i sulmit me amrë mbi masa njerëzore, në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Sherifi Joe Lombardo e përshkroi sulmin me armë si “ujku i vetmuar”. Ai shtoi se policia ka lokalizuar ku ndodhet gruaja, e quajtur Marilou Danley, e cila kishte udhëtuar me agresorin para se të kryente sulmin.

Sheriff Lombardo tha se nuk mund të jepte detaje mbi të vdekurit dhe të plagosurit, po konfirmoi se dy oficerë policie ishin mes të të vrarëve.

Veritas.com.al/