Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban bën me dije se është arritur një dakordësi me përfaqësues të qeverisë që transporti publik t’i rikthehet normalitetit dhe të ketë subvencion për litër nafte nga ana e shtetit.

Nga sot transporti do të vijojë me kapacitet të plotë, megjithatë vihet në dukje se ende priten diskutime për vlerën e subvencionit.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj u shpreh se:  “Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, u dakortësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do ketë subvencion lekë për litër por do të jetë në diskutime si vlerë. Nga sot do të vazhdoj transporti me kapacitet të plotë se dhe operatorët duan ta orfojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë”.

Do të kemi dhe takim tjetër javën që vjen  për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike si TVSH akcizë kategoritë që udhëtojnë falas”, vijoi Mema.

Kujtojmë që dy ditët e fundit u reduktua me 40 për qind flota e autobusëve urban dhe interurban, duke shkaktuar pritje të gjata në stacione dhe kaos te qytetarët.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *