-Një gjykatë ka vendosur që vepra e tij të mbetet në Izrael. Një ese shpjegon se si dhe pse-
Nga: Fiamma Nirenstein/
Izraeli, atdheu i hebrenjve dhe Gjermania në proces njëri kundër tjetrit. Dhe në anë një figure gruaje, e trishtuar, edhe ajo pjesë e përplasjes. Por nuk ishte një çështje për te përballur, për të vetmen herë, gjenocidin e hebrenjve.
Gjykata duhej të vendoste për t’i atribuuar një bote apo tjetrës. Shpirtin e Franz Kafkes (1883-1924). Kujt i përkiste trashëgimia e tij e çmuar kulturore, si te c’pyllëzosh lëmshin e dhimbshëm te kulturës gjermane në nivelin e saj më të lartë me trashëgiminë hebraike në shprehjen e saj më misterioze, pothuajse te papërcaktueshme? Dhe si ta ndash atë nga interesat private?
I kujt është Kafka? I hebrenjve, në botën e të cilëve ka lindur dhe u rrit literatura e pastër universale e tij, apo i gjermanëve në gjuhën e të cilëve ai shkroi, pavarësisht se ishte i verbër?
Në një libër afashinant kërkimor, si një roman historik, Benjamin Balint, një studiues i ri izraelit i Institutit van Leer, ka përshkruar procesin ligjor me të cilin tridhjetë vjet më parë gjykatësi i Gjykatës se Lartë Eliakim Rubinstein vendosi që trashëgimia e Kafkës ishte Hebraike, dorëshkrimet e tij, shënimet, kujtimet prone e Bibliotekës Kombëtare të Jerusalemit.
Titulli i vëllimit është, me aluzione te qarta për më të famshmin nder librat e Kafkës, Kafka’s Last Trial (në shqip do të jetë Procesi i fundit i Kafkës).
Vendimi i Rubinsteinit është vetë një ese, një traktat mbi marrëdhënien midis hebraikes dhe botës gjermane, midis sionizmit dhe Evropës, një pjesë e domosdoshme e teorisë së pajtimit, dhe mbi te gjitha, pashërueshmërinë thelbësore të Holokaustit. Izraeli ka në zgjedhjen e vështirë të Rubinsteinit funksionin e shpengimit të gjithë historisë së kulturës duke fituar kontributin hebraik në muret shpëtuese të shtetit Hebraik.
Dhe Gjermania, lexohet gjithmonë në letra, ka varrosur me luftën e saj te shfarosjes çdo aspiratë universaliste, çfarëdo qe te ishte pretendimi i saj bashkëkohor. Balint ka rindërtuar të gjithë rrugën e dorëshkrimeve, qindra, përfunduar në një shtëpi në Tel Aviv në duart e dy zonjave, vajzave të ndihmëses, sekretares, ndoshta edhe e dashura e Max Brod, intelektualit i cili i solli në Izrael duke ja mbathur nga Holokausti te gjitha shkrimet e Kafkës. Pastaj ja la trashëgimi ndihmëses Esther Hoffe.
Historia është afashinante. Max Brod ishte një i ri nga Praga, i vogël dhe i gjallë, djalë nga gjene muzikant, poet, dramaturg, ambicioz,estrovers. Kështu mbeti gjate gjithë jetës se tij te gjatë (1884-1968, 80 libra). Në moshën 25 vjeçare ai kishte në korrespondencë me Herman Hesse, Thomas dhe Heinrich Mann, Hugo von Hofmannsthal, Rainer Maria Rilke dhe të tjerë. Ishte një yll i botës letrare. Dhe i pëlqenin shumë gratë. Komplet ndryshe Kafka, dukshëm i turpshëm dhe melankolik. Por Brod u bë që nga rinia e hershme miku më i mirë i fenomenit të errët dhe gjenial, e njohu menjëherë si të tillë. Kafka ankohej shumë për paaftësinë e tij sentimentale për të cilën Brod e qortonte gjithmonë, edhe pse do të ketë të paktën dy dashuri, Felice Bauer dhe Dora Diamant.
Për te parën për te cilën komentonte me keqdashje aspektin qe i ishte prezantuar nga Brod,shkroi letra të shpeshta, duke na lënë në posedim plot material personal, pothuajse të gjitha të koleksionuara nga Brod dhe pastaj kaluar në shtëpinë e sekretares. Por Kafka nuk donte qe shkrimet e tij të ruheshin, ose të paktën donte që pasardhësit të mendonin se nuk donte, kështu, tashme i sëmurë me tuberkuloz, ia dha gjithçka mikut te tij më të mirë Brodit me drejtimin taksativ për të djegur gjithçka pas vdekjes se tij. E dinte mire se kishte vënë gjithçka në duart më pak të përshtatshme për ketë detyrë, thotë Balint.
Kur në vitin 1939 Max Brod hipi në një tren duke ja mbathur nga Praga e pushtuar nga nazistët, mbante me vete të gjitha dorëshkrimet e shokut të tij, dhe në Izrael ju përkushtua me zemërim për t’i botuar, komentuar dhe për të gërmuar dy biografi. Dhe me vdekjen e tij ato kalojnë në duart e te besueshmes Esther Hoffe, elegante dhe prepotente. Vetëm sa për të përshkruar vlerën, Esther mori rreth dy milionë dollarë nga Arkivi Gjerman i Letërsisë i Marbach për blerjen e dorëshkrimit të Procesit.
Esther vdiq në vitin 2007 dhe dokumentet mbeten te mbyllura në shtëpinë e një prej dy vajzave në Tel Aviv, Eva Hoffe (vdekur në gushtin e kaluar në moshën njëqind vjeçare). Ishte ajo, me zotnillëk, por me shumë vendosmëri juridike dhe personale që kërkoi në gjykim të drejtat e trashëgimisë, nga te cilat në fund u privua pa një qindarkë rimbursimi.
Teza e Arkivës se Marbach natyrisht ishte se Kafka ishte ne mënyrë mjaft evidente një autor gjerman nga gjuha dhe nga shpirti edhe pse i lindur dhe jetuar në Pragë; se ai nuk kishte vene këmbë asnjëherë në Izrael, se nga sionizmi nuk i interesonte asgjë, se statura e tij universale duhej të ruhej duke treguar respekt për kontributin e tij në letërsinë gjermane.
Gjëja u mbështet me vendosmëri dhe me një shpirt luftarak: kur gjërat shkuan keq, Marbach do të kishte ardhur në një kompromis me Even, qe u refuzua ashpër nga Rubinstein.Testamenti i Brodit, që e bënte Esterin trashëgimtare universale, shtonte një klauzolë për te cilën e udhëzonte të depozitonte materialin ose në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit ose në Librarinë Bashkiake të Tel Avivit. Dhe ndërsa Brod në jetën e tij bënte gjithçka, por nuk merrte fitime nga puna e shokut të tij gjenial, Esther kishte shitur tashmë disa pjesë, dhe kjo ndikoi negativisht.
Por është shpirti ai që mbizotëron. Balint është një dëshmitar më i ekuilibruar madje edhe nga gjyqtari, dëgjon të gjithë, kupton arsyet e gjithsecilit dhe i përshkruan në një anglishte të shkëlqyer.. Kafka një here ka thënë: “Çfarë kam unë të përbashkët me hebrenjtë? Nuk kam pothuajse asgjë të përbashkët as me veten time ».
Por nuk ishte kështu: në letrat dhe në ditarët e tij referimet ndaj hebraizmit janë të pafundme. Ishte shumë i interesuar për teatrin Yiddish; kontakti i tij me Biblën, Kabbala, Talmudi është i dukshëm. Kafka ne fakt studioi hebraisht me Doran, ndoqi leksione te Talmud,beri ushtrime për shkrimin, si të ishte duke u përgatitur për të shkruar në hebraisht.
Me Doran imagjinonin një transferim romantik në Izrael, ku ata do të hapnin një kafene. Por më shumë se kaq bind novela e shkruar nga Brod në 1925: ai kuptoj se një vëlla i Kafkës në një Moshav tregon se gjeniu në zemrën e tij ishte një sionist i vërtetë, dhe se ka lënë shumë faqe në hebraisht aq sa në gjermanisht.
Marbach u përqendrua shumë mbi mungesën e pranimit që Izraeli i kushtoi veprës së Kafkës, duke mos botuar kurrë edicionin e plotë, duke e përkthyer kaq ngadalë sa për ta marre ne dore. Kështjella vetëm në vitin 1967 … Biblioteka Kombëtare e Jerusalemit, në mënyrë skandaloze, nuk posedon edicionin kritik te Kafkës përfunduar në Gjermani në 2004.
Pse e gjithë kjo? Por përse Izraeli, përkundër përpjekjeve të gjata të riafrimit, ka një llogari të hapur me gjuhën gjermane dhe me gjithçka që është gjermane në përgjithësi, edhe pse Kafka ishte një hebre nga Praga. Dhe në fund ishte e domosdoshme që Izraeli të rikuperonte shkrimet e sjella nga Brod vetëm për t’i shpëtuar gjenocidit. I çoi atje në vend te shokut të tij, i cili, nëse do te mundej, me siguri do t’i kishte çuar vete, duke shpëtuar veten dhe literaturën e tij të pavdekshme.
A ka ndonjë dyshim për këtë?
VERITAS.COM.AL/