(FOTO: Një kënd i Kuçovës ku ndodhi aksidenti)

Një grua është aksidentuar për vdekje sot nga një makinë në Kuçovë. Viktima është  Paulina Buçka, me banim në Kuçovë, nënë me tre fëmijë. Autori i aksidentit është Igli Çobo, sipas informacioneve të deritanishme- djali i pronarit të kantinës së verës “Çobo”

Burime zyrtare nga policia njoftuan se, automjeti me targa AA 576 JS drejtohej nga 20-vjeçari Igli Çobo, banues në Urë Vajgurore. Ky është ndaluar nga policia.

Burime nga policia lokale bënë me dije se shkak i aksidentit ishte shpejtësia tek normave të lejuara me të cilën lëvizte i riu..

/Veritas.com.al/