-Për të kujtuar miliona te vdekur dhe për të respektuar të vërtetën e Historisë është i nevojshëm një proces i krimeve të kuqe-
Pashë murin kur e ngritën dhe kam parë murin kur e rrëzuan. Kam parë në sytë e njerëzve terrorin e provokuar nga ai mur komunist dhe pashë në sytë e njerëzve gëzimin për prishjen e atij muri komunist.
E kishim zakon ti kalonim ditët rreth mesit të gushtit në Vjenë te të afërmit e nënës time, dhe atje në një mënyre që e kujtoj turbull për të gjithë, kapëm lajmin për ndërtimin e një muri në Berlin. Ishte 13 gusht 1961. Me një nga kushërinjtë e mi më të mëdhenj, se unë, unë isha gjashtëmbëdhjetë vjeç,, menduam të shkonim dhe të shohim menjëherë se çfarë po ndodhte. Avioni, në atë kohë, ishte mjeti i transportit shumë i shtrenjte për ne: kështu morëm trenin deri në Mynih, me këmbim për Berlin. Mbaj mend që ajo që menjëherë më bëri përshtypje ishte ideja e murit, përpara funksionit të tij. Më mahniste ideja se si mund të mendohej të ndahej një qytet me shtëpitë e tij, rrugët e tij, sheshet e tij me një mur i përshkuar për momentin, që në të vërtetë, ndau shtëpi, rrugë, sheshe.
Atëherë muret nuk ishin në modë, ekzistenca e tyre (përveç një tjetër për të cilën do të flas) ishte pak a shumë e lidhur me idenë e mbrojtjes, jo ndarjes, dhe unë mendoj se kjo ishte edhe ajo që menduan njerëzit e Berlinit, të kapur të papërgatitur per ndërtimin e atij monumenti te tmerrit. Njerëzit ja mbathnin nga shtëpitë e tyre sepse po ndaheshin nga muri: një pjesë do të mbetej në lindje dhe një në perëndim; kërcenin nga dritaret, thërrisnin nga ballkonet, derisa dikush ti ndihmonte të braktisnin shtëpitë, sepse nëse do dilnin nga dera do të përfundonin në zonën lindore, atë komuniste dhe nuk do të kishte më shanse të kalonin në atë perëndimore. Hotelet, pensionet, restorantet ishin të mbyllura të gjitha: kemi kaluar tre ditë, para se të ktheheshim në Vjenë nëpër rrugë, me djem, të rritur, pleq të ulur në trotuare: ata kishin humbur gjithçka për të abandonuar zonën komuniste.
Në nëntor 1989 isha në Mynih për të studiuar dhe dhënë leksione: këtu me befasoi lajmi për prishjen e murit. Nuk mund ta humbisja festen. Mbërrita menjëherë në Berlin edhe pse këtë herë mund tja lejoja vetes aeroplanin. Tamam një festë të rinjsh, që, me shumë mundësi, as nuk e kishin parë ndërtimin e atij muri, por kishin pësuar poshtërime, fyerje dhe vuajtje.
Kishte edhe një pararendës shumë më pak te njohur, dhe jo për ketë me pak te dhimbshëm, më te vjetër dhe më te qëndrueshëm. Është muri që ndau qytetin italian të Gorizias, ndërtuar nga komunistët e Jugosllavisë në 1947, për të shënuar kufirin, duke ndarë zonën e banuar të Gorizias nga krahinat e saj periferike dhe nga stacioni hekurudhor. Ai mur u rrëzua në 2004: në vendin e tij sot eshte një shirit mermeri në trotuarin që vazhdon të shenojë kufirin aktual: jo më me Jugosllavinë, por me Slloveninë.
Pse komunizmi evropjan perëndimor, udhëheqësit e tij politikë, militantët e tij, intelektualët e tij nuk duhet që t’i përgjigjen bashkësisë ndërkombëtare përkak se ishin bashkëpunëtori i parë i asaj barbarie të kryer nga Bashkimi Sovjetik? Sa komunistë janë deklaruar fajtorë që kanë mbeshtetur dhe mbrojtur politikisht dhe kulturalisht ato krime? Komunistët e asaj kohe, që unë njoh,jane ricikluar pa asnjë autokritikë, pa asnjë ndjenjë faji: në kohën e aderimit të tyre në komunizëm ata ndjeheshin të papërballueshëm politikisht, të paperceptueshëm kulturalisht Sot, të ricikluar, ata ndjehen politikisht të papërballueshëm, të përsosur politikisht. Ndjehen se kanë pasur gjithmonë të drejtë ata. Amin. Por do të ishte moment ti thuash mjaft këtij Amen-i.
Firmëtari i parë i një apeli ndërkombëtar për një “Nurembergu të komunizmit” ishte Vladimir Bukovsky, i cili vdiq disa ditë më parë, më 27 tetor; në Itali po e merr përsipër këtë iniciativë Profesori Renato Cristin i Universitetit të Triestes.Në apel thuhet: “Tridhjetë vjetori i rrëzimit të Murit të Berlinit është një mundësi për të dhënë një kontribut jo vetëm në memorien historike, por edhe për elaborimin konkret të një kulture antitotalitariste … me qëllim të arritjes në një proces që ka sensin dhe vlerën e një Nurenbergu të komunizmit “.
Objektivi është një proces ndërkombëtar i krimeve të komunizmit të asaj kohe dhe i atyre që akoma edhe sot në emrin e tij janë realizuar, për të kujtuar sakrificën e miliona njerëzve disidente të shfarosur dhe për të respektuar të vërtetën e Historisë.
VERITAS.COM.AL/