
Lajmi i rëndë vjen vetëm 2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.
Bota e futbollit është në zi! Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident në Spanjë.
Sipas autoriteve vendase, aksidenti tragjik ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
Raportohet se Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga dhe u përfshi në flakë. Si pasojë e aksidentit tragjik, të dy vëllezërit humbën jetën.
Lajmi i rëndë vjen vetëm 2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.
Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga flakët, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.
Me Liverpoolin, ai fitoi Premier League-n në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atlético Madrid, Porto dhe Wolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë.
Familja, shokët e skuadrës dhe e gjithë bota e futbollit janë në zi për këtë humbje të parakohshme dhe të dhimbshme. Klubet ku ka luajtur pritet të organizojnë homazhe në nder të tij në ditët në vijim.
Komente